Bajpasi i rrugës së Arbrit, është përfshirë nga reshje bore përgjatë 24 orëve të fundit, çka ka sjellë vështirësi në qarkullim për drejtuesit e automjeteve.
Policia Rrugore e qarkut të Dibrës apeloi të gjithë përdoruesit e rrugës të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks rrugor, të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin zinxhirët dhe gomat dimërore për automjetet.
Policia bën të ditur se patrullat ndodhen në terren në të gjithë aksin e këtij bajpasi për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.