Me gjithë problemet e shkaktuara sidomos në zonat ku ende është e pranishme, bora e rënë me 22 Mars, për shumë banorë të zonëve rurale tregon një verë të mbarë. Të moshuarit thonë se pritet që vera të vijë e lagësht e jo si vitet e kaluara ku thatësira zgjati shumë, pasi munguan reshjet e shirave. Sipas banorëve të lagjes “Kodra e Kukës” në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë Klos, ndonëse në këtë zonë bora nuk zgjati shumë, ajo pritet të ndikojë në lagështinë e tokës.
Ulja e temperaturave disa gradë nën zero dëmtoi një pjesë të pemëve frutore që kishin lulëzuar, por banorët thonë se ato pemë që ende nuk kishin çelur nuk janë dëmtuar e pritet të kenë prodhim të mirë.