Grupi i mirënjohur muzikor “Bojni Band” me drejtues të tij instrumentistin e talentuar Kujtim Bojni ka zgjedhur edhe këtë herë që kloazhet muzikore t’i veshë me pamjet e mrekullueshme të Matit. Klipi i Kolazhit me këngë dasme matjane i orkestruar nga kompozitori i mirënjohur Naim Gjoshi, u regjistrua pranë banesës monument kulture “Rexhep Lleshi” në fshatin Kloskatund të Bashkisë së Klosit.
Instrumentisti Kujtim Bojni tha se zgjedhja e tij do të jetë gjithmonë Mati për videoklipet pasi kjo trevë meriton të promovohet në të gjitha dimensionet.
Një pjesë e Ansamblit Kombëtarë të Këngëve dhe Valleve Popullore ishin këtë radhë pjesë e “Bojni Band” në kolazhet e fundit. Drejtuesi i këtij ansambli Vladimir Hasimi tha se është kënaqësi të bashkëpunosh me Kujtim Bojnin që përcjell në brezat e rinj vlerat e mëdha të trevës së Matit.
Kolazhet e fundit të “Bojni Band” të veshura më pamjet më të bukura të Matit ishin, kolazh me këngë tetovare, me këngë rome dhe melodi instrumentale e Vladimir Hasimit. Klipet e këtyre kolazheve do të transmetohen në ekranin e Mat Tv, sapo ato të jenë gati.