Grupi i mirënjohur muzikor Bojni Band vjen me produktin më të ri të tij të titulluar “Nostalgji”. Themeluesi i këtij grupi, muzikanti i mirënjohur Kujtim Bojni shpjegon detajet e projektit të ri i cili tashmë është finalizuar me videoklip. Në klipin kolazh prej 5 minutash përfshihen kolona zanore të filmave të vjetër shqiptar, të cilat grupi muzikor Bojni Band, i rikthen për nostalgjikët.
Për pjesën tjetër të grupit, Dorinën, Edin, Katerinën, Xhesildën dhe Arbrin, për këtë projekt një motivim i madh kanë qenë edhe spektatorët në koncerte apo gëzime familjare jo vetëm në vendin tonë por edhe jashtë kufijëve.
Grupi Bojni Band zgjodhi Mat Televizion për promovimin e këtij klipi dhe transmetimin e tij për herë të parë, duke e futur këtë kolazh në repertorin e madh të këngëve shqiptare që disponon media e vetme vizive në Mat.
Por intervistën e tyre në lidhje me klipin kolazh “Nostalgji”, grupi muzikor e mbyll me një këngë matjane të kënduar live.