Një kortezh mortor i cili po lëvizte nga Tirana në drejtim të Dibrës është bllokuar në Maqellarë, pikërisht në dalje të rrugës së Arbrit. Duke qenëse në urën e rrugës së Arbrit në Gjoricë është lënë hyrja e automjeteve, kortezhi ka lëvizur në këtë segment rrugor për të dalë në Maqellarë. Por pikërisht këtu është bllokuar, pasi firma ka hedhur inertet për të mos lejuar që të futen automjete. Përreth 1 orë, kortezhi mortor ka qëndruar aty, ndërsa është dashur që banorë të zonës, por edhe familjar të të djerit, të dilnin për të larguar inertet që të vazhdonin rrugën drejt Peshkopisë. Banorët e zonës thonë se kjo është e padrejtë, pasi nuk është rasti i parë që bllokohen kortezhe mortore.
Ky segment i rrugës së arbrit fillimisht u hap për tu testuar nga ana e firmës, por më pas u bllokua. Banorët që jetojnë përgjatë këtij aksi rrugor shprehen se firma duhej ta kishte kompletuar rrugën dhe ta vendoste në shërbim të qytetarëve.