Banorët e fshatit Shulbatërr në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit po përballen në këto ditë të nxehta me aromën e keqe të ujërave të ndotura. Prej disa ditësh, thonë, banorët, ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, ku mesa duket janë bllokuar kanalizimet. Edhe pse është ndërhyrë pak muaj më parë për ta eleminuar këtë problem, situata është përsëritur në këto ditë të nxehta Korriku. Banorët shprehen se nuk e dinë arsyen e bllokimit të kanaleve të ujërave të ndotura ndërsa ironizojnë me aromën e rëndë, duke e cilësuar si parfum.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi temperaturat shumë të larta të ditëve të fundit mund të kthehen në një rrezik për përhapje të infeksioneve të ndryshme si pasojë e pranisë së ujërave të ndotura në sipërfaqe.