Ndonëse nuk ka një vëmendje të madhe sektori i bletarisë në vendin tonë ka ardhur në rritje nga viti në vit, por për drejtuesit e Konfederatë së Bletërritësve të Shqipërisë, ky sektor shihet vetëm në aspektin e përfitimit nga produktet e bletës dhe jo si një kontributor i madh në ruajtjen e biodiversitetit. Në takimin e zhvilluar me degëln lokale të Konfederatës së Bletërritësve të Shqipërisë në Mat, Kryetari Vitor Maluka tha se mungesa e vlerësimit të bletarisë në rolin e kontributorit për ruajtjen e biodiversitetit, nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur këtij sektori nga instancat shtetërore.

Maluta thotë se vitet e fundit ka patur shumë dëmtime në bletari, rreth 40% në rang kombëtarë. Sipas tij, faktorët janë të ndryshëm, por kryesisht është dëmtimi i mjedisit, habitati i mbarështimit të bletëve.

Bletërritësit në vendin tonë ende punojnë me metodat tradicionale pasi në Shqipëri mungon një degë e profilizuar në këtë sektor në Universitetin Bujqësor. Megjithatë, Kryetari i Konfederatës së Bletërritësve të Shqipërisë, Vitor Maluta tha se po punohet për trajnimin e bletarëve të vendit tonë, deri sa të ketë një degë profil në këtë sektor.