Blegtoria në 10 vitet e fundit përgjysmohet në Qarkun Dibër
Dhjetë vitet e fundit kanë qenë përcaktuese jo vetëm për largimin masiv të banorëve nga fshatrat, por edhe uljen drastike të numrit të bagëtisë. Instituti i Statistikave të Shqipërisë ka publikuar raportin 10-vjeçar në lidhje me numrin e krerëve të të gjitha kategorive të bagëtisë në vendin tonë. Statistikat tregojnë se nga viti 2015 deri në fund të vitit 2025, numri i krerëve të bagëtisë së imët dhe gjedhëve në Qarkun Dibër është përgjysmuar. Kështu, në vitin 2015 rezulton se në të gjithë Qarkun Dibër ishin 45,000 gjedhë, ndërsa në fund të vitit 2015 rezulton të jenë 26,000 gjedhë, pra një rënie me afërsisht 50%. Numri i të imtave para dhjetë vitesh rezulton të ketë qenë 192,000 krerë, ndërsa në fund të vitit 2025, 87,000 krerë, ose rreth 55% më pak. Më pak ulje ka pësuar mbarështimi i shpendëve shtëpijakë. Në vitin 2015 në të gjithë Qarkun Diubër kishte 318,000 shpendë, ndërsa në fund të vitit 2025, 298 mijë shpend, ose rreth 7.3% më pak. I vetmi sektor që ka pësuar rritje në këtë dhjetëvjeçar është ai i bletarisë. Në vitin 2015 në të gjithë Qarkun Dibër ishin 15,800 koshere, ndërsa në fund të vitit 2025 rezulton të jenë 47,150 koshere, ose një rritje prej 64%.