Blegtorët të painformuar për sëmundjen e Murtajës
Blegtorët e Qarkut Dibër kërkojnë të informohen në lidhje me përhapjen e sëmundjes së rëndë të Murtajës. Kjo sëmundje shkakton dëm të madh ekonomik pasi nëse prek qoftë një krerë, duhet asgjësuar e gjithë tufa. Për këtë blegtorët kërkojnë që të mbahen të informuar nga autoritetet e shërbimit veterinar qoftë në bashki, por edhe të drejtorisë rajonale. Ismet Markja, nga fshati Gjoricë e Bulqizës, ka mbi 500 kerë bagëti të imtë, por ai thotë se nuk e ka informuar kush për sëmundjen e murtajës. Edhe shumë belgtorë të tjerë jashtë kameras thanë se nuk e kanë këtë informacion nga autoritetet përgjegjëse. Ndërkohë, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu thotë se në terren vijojnë të jenë specialistët e shërbimit veterinar që sipas tij po monitorojnë situatën. Shehu shton se të gjitha fermat me blegtori në një perimetër prej 10 kilometrash nga zona e infektuar mbahen nën monitorim. Deri tani vatra e raportuar mbetet ajo në Shupenzë të Bulqizës, por nuk ka ifnormacion për Matin, Dibrën e Klosin.