Edhe pse bizneset kanë rinisur punën e tyre që në fillim të muajit Maj, bizneset e shitjes me pakicë, kryesisht të rrobave, thonë se po shkojnë drejt falimetit. Tregtarët shprehen se shitjet kanë rënë në mënyrë drastike e kjo sipas tyre është rrjedhojë e pandemisë së krijuar nga Covid-19. Tregtarët e Bulqizës, thotë se shitjet në krahasim me muajin shkurt janë disa herë më të vogëla edhe pse tashmë ka kaluar zyrtarisht gjendja e fatkeqësisë natyrore. Ndalimi i dasmave apo gëzimeve familjare si një tjetër masë parandaluese ndaj Covid-19, ka bërë që dyqanet që japin me qera veshje tradicionale të shkojnë drejt mbylljes. Një situatë e ngjashme vihet re në të gjitha bizneset e këtij lloji në Qarkun e Dibrës.