Pak ditë më parë ka nisur lëvrimi lekëve për fermerët të cilët kanë aplikuar në muajt e parë të këtij viti për të përfituar mbështetjen në skemat e ministrisë së Bujqësisë. Burime për “Mat Televizion” thanë se lëvrimi i lekëve ka nisur një javë më parë dhe vazhdon të kalojnë në llogaritë bankare të fermerëve.
Fillimisht po financohen grupimet dhe shoqatat e fermerëve në masën 100%, si për naftën ashtu dhe blegtorinë dhe bletët. Po ashtu ka filluar dhe financimi i fermerëve individualë në masën 50%. Pas kontrollit në terren do të financohet edhe 50% tjetër sipas alokimit të fondeve gjatë rishikimit të buxhetit 2024 në muajt e ardhshëm.
Ndërkohë që fermerët kanë nisur të marrin frytet e mbjelljeve të tyre të pranverës, ende janë në pritje të marrjes së pjesës mbështetëse nga qeveria. Jashtë kameras fermerët kërkojnë që skema mbështetëse të jetë si e viteve të kaluara ku financimi bëhej para se të mbilleshin kulturat bujqësore ose të paktën të bëhet paralelisht dhe jo me kaq shumë vonesë. Nga ana tjetër Ministria garanton se gjithë fermerët do të financohen 100% hap pas hapi. Nga ana e këtij digasteri kërkohet që fermerët të interesohen pranë bankave ku kanë numrin e llogarisë bankare