Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Qarkun Dibër numri i lindjeve ka ardhur në rënie. Krahasuar me tre muajt e parë të vitit 2022, në tre muajt e parë të këtij viti kanë lindur 46 fëmijë më pak ose 19.1% më pak se në tre muajt e parë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të gjitha qarqet e vendit kanë pësuar ulje të numrit të lindjeve ndërsa përqindjen më të madhe e mban qarku Gjirokastër me rreth 30% më pak se tre muajt e parë të vitit 2022.

Specialistët e lidhin këtë me shumë faktor që nga largimi i rinisë jashtë vendit e deri tek kushtet ekonomike të të rinjëve që jetojnë në vendin tonë. Po ashtu, çiftet e reja lindin nga 1 deri në 2 fëmijë, për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

  Në tremujorin e parë 2023, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2022. Qarku me numrin më të lartë të vdekjeve është Tirana me 1.358 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Kukësi me 132 vdekje. Rënien më të ulët në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2022 e ka qarku i Kukësit me 15,9 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Vlorës me 39,9 %.

Në tre mujorin e parë të këtij viti në Qarkun Dibër janë shënuar 71 vdekje më pak se në tre mujorin e parë të vitit 2022.