Vetëm 6 ditë na ndajnë nga hyrja e periudhës së shtimit natyral të peshkut në liqenin e Ulzës, ndërsa niveli i ujit ka zbritur deri në fshatin Ndrelalaj. Situata është pothuajse e njëjtë me vitet e kaluara ku në periudhën e shtimit natyral të peshkut, niveli i liqenit ra në mënyrë drastike duke shkaktuar një dëm të madh në ekonomine e peshkimit. Ndonëse në dy vitet e fundit janë hedhur rreth 180 mijë cop rasat peshku, për specialistët shtimi natyral është shumë i rëndësishëm sidomos për llojin krap. Jashtë kameras peshkatarët i bëjnë apel kompanisë që menaxhon hidrocentralin e Ulzës që të ndalë prodhimin e energjisë të paktën për një muaj, në mënyrë që niveli i ujit të ngjitet deri në fshatrat Urakë e Rrethe – Baz ku dhe krapi lëshon vezët. Aktualisht në këto fshatra janë vetëm gjurmët e lumenjëve ndërsa barishtet apo pemët ku peshku lëshon vezët, janë në të thatë. Liqeni i Ulzës shquhet për prodhimit e peshkut Krap i cili është shumë cilësorë. Ndërsa në dy vite është hedhur rasat edhe të llojeve ballgjan, Mlysh dhe Omur.