Niveli i ujit në basenin e hidrocentralit të Ulëzës ka rënë ndjeshëm ditët e fundit. Mungesa e reshjeve të shiut për një kohë të gjatë dhe shfrytëzimi i ujit për prodhim energjie në maksimum pak javë më parë, ka bërë që niveli të zbresë ndjeshëm në këtë liqen.

Rënia drastike e nievlit të ujit vi9het re edhe në digën e Hidrocentralit pasi është zbuluar një pjesë e konsiderueshme e saj.

Banorë të ulzës thanë jashtë kameras se kjo rënie e nivelit të ujit ka impakt të drejtpërdrejtë në turizëm, pasi vizitorët zhgënjehen me pamjen e liqenit. Sipas tyre, në këtë periudhë niveli i ujit duhet të mbahet më lart në mënyrë që Ulza tyë vijojë të ketë turizëm si dikur më parë.
Rënia e nivelit të ujit të liqenit reflektohet edhe në bregun në anën e fshatit Bushkash. Siç duket nga këtu, liqeni tashmë të ngjan me një rezervuar.
Impakt negative pritet të ketë edhe në ekonominë nënujore për shkak se sasia e vogël e ujit nxehet nga temperaturat e larta të verës dhe dëmton gjallesat.