Qershia e Dibrës ka hyrë në periudhën e prodhimit masiv, e kjo ka bërë që çmimi në treg të bie ndjeshëm. Nëse 10 ditë më parë një kilogram qershi në Dibër e blije me 400 lekë të rinj, sot atë e blen me 50 lekë të rinj. Prodhuesit e qershisë janë munduar të gjejnë treg por në fund kanë zgjedhur ta shesin prodhimin në qytetin e Peshkopisë. Afrim Dika e Lavdrim Gjini janë dy nga prodhuesit e qershisë në Dibër që kanë dalë për ta tregtuar në qytetin e Peshkopisë. Ata shprehen se prodhimi është masiv, por nuk ka treg shitje ndaj dhe janë detyruar ta shesin me 50 lekë të rinj kilogramin.

Nga ana tjetër, ata shprehen se problem është mungesa e fuqisë punëtore si dhe kostoja e lartë për ta vjelë qershinë, teksa punëtori kërkon 40 lekë të rinj për kilogramë për ta vjelë qershinë, ndërsa fitimi mbetet 10 lekë.

Prej vitesh prodhuesit e qershisë në Dibër kanë hasur probleme me tregun e shitjes. Ata ankohen se tregtarët e mëdhenj e kërkojnë qershinë me vlera qersharake për ta bërë lëng frutash.