Biblioteka Mat, aktivitet për Ditën Europiane të gjuhëve të Huaja

Share

Në kuadër të ditës europiane të gjuhëve Biblioteka Mat në bashkëpunim me mësuesit e gjyhëve të huaja në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Burrelit, zhvilloi një aktivitet sensibilizues. Aktivitetin e hapi Përgjegjësja e Bibliotekës Mat, Fiqirete Kurti.

Më pas ishin fëmijë të shkollave të cilët sollën një historik të vendeve nismëtare të themelimit të Bashkimit europian. Po ashtu ata interpretuan edhe poezi në gjuhën frënge dhe italiane.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Drejtoresha e Zyrës Arsimore Vendore Mat, Shpresa Tusha, Poeti Basir Bushkashi, Përgjegjësja e Arsimit në Bashkinë Mat, Armanda Murrani si dhe mësuesja e Anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Mustafa Gjestila” Burrel, Naile Skura. Ata dhanë mesazhet e tyre për fëmijët dhe të gjithë qytetarët për mësimin e sa më shumë gjuhëve të huaja.

Me iniciativën e Këshillit të Europës në Strazburg, duke filluar nga viti 2001 në çdo 26 shtator festohet Dita Europiane e Gjuhëve.

Read more

Local News