Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare e cila festohet çdo vit me 21 Shkurt, Biblioteka Publike “Pjetër Budi” Mat në bashkëpunim me shkollat 9-vjeçare të qytetit të Burrelit, zhvilloi një aktivitet për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës amtare. Të pranishëm ishin nxënës të këtyre shkollave e mësues të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Nxënësit e pranishëm interpretuan vargje me poezi dhe ese kushtuar gjuhës shqipe, për të përcjell një mesazh domethënës në ruajtjen e vlerave gjuhësore të vendit tonë.

E pranishme në këtë aktivitet, Drejtoresha e Shkollës 9-të vjeçare “31 Korriku”, Burrel, Anila Stafasani tha se duhet kontributi i të gjithëve për ruajtjen e vlerave të gjuhës sonë amtare.

Aktivitetin e plotë të Bilbilotekës “Pjetër Budi” Mat, do të mund ta ndiqni në emisionin e së mërkurës të gazetares së “Mat Televizion” Lindita Beqiri, realizuar enkas për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Pjesë e këtij emisioni janë bërë jo vetëm qytetarët, por edhe specialistë të fushave të ndryshme, si: historiania Suzana  Kurti, mësuesja e gjuhës shqipe Anila Barhani, mësuesja dhe poetja Lindita Doda, gazetari Dritan Laci, etj. Ndaj, na ndiqni nesër, në emisionin e Lindita Beqirit kushtuar Ditës së Gjuhës Amtare, në ekranin tuaj të dashur, “Mat Televizion”.