Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Librit për fëmijë e cila është vendosur datëlindja e shkrimtarit të njohur danez Hans Kristian Andersen, Biblioteka Mat në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “31 Korrriku”, zhvilloi një aktivitet kushtuar kësaj dite. Aktivitetin e hapi Përgjegjësja e Bibliotekës Mat, Fiqirete Kurti.
Fëmijët e klasës së katër me mësuese Merita Palluçi në shkollën 9-vjeçare “31 Korriku”, interpretuan materialet e përgatitura për këtë ditë.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se është gjë e mirë që fëmijët janë më afër librit.
Por fëmijët nuk e lanë me kaq me kryebashkiakun Agron Malaj. Ata i kishin përgatitur një intervistë atij, ku në fokus ishte jo vetëm libri, ku Malaj ka 2 të tillë, por edhe karriera profesionale.
Ndërkohë Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha në fjalën e saj ju kërkoi fëmijëve, të rrijnë më afër librit sesa teknologjisë.