Qindra besimtarë mysliman ju drejtuan sot xhamive në të gjithë rrethin e Matit për të kryer ritin e faljes së Kurban Bajramit. Besimtarët mbushën që në orët e para të mëngjesit xhaminë e qytetit të Burrelit ku fillimisht falën namazin e sabahut e më pas rreth orës 6 e 20 minuta, namazin e Kurban Bajramit. Në hydben e mbajtur gjatë faljes së namazit, Myftiu i Matit Fabjon Kolaveri dha mesazhe paqeje dhe se kjo ditë përkujton sakrificën sublime të njeriut ndaj Krijuesit të tij. Myftiu Kolaveri tha se kjo ditë na obligon të gjithëve për të kryer vepra të mira, jo vetëm për sot por për gjithmonë.

Mbyllja e ritit të faljes së namazit të Kurban Bajramit u shoqërua me shtrëngimin e duarve nga besimtarët dhe urimet e tyre për njëri – tjetrin.