Besimtarët mysliman falin namazin e Kurban Bajramit

Besimtarët mysliman falin namazin e Kurban Bajramit

Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme të besimit islam pasi simbolizon sakrificën ndaj krijuesit dhe dashurinë ndaj familjes. Besimtarët ju drejtuan xhamive që në orët e para të mëngjesit për të falur namazin e kësaj feste e cila në simbolikën e saj ka një mesazh shumë të fortë, zbatimin e urdhërit të Krijuesit dhe vlerësimin e familjes si gjëja më e shenjtë. Në fjalën e mbajtur para besimtarëve mysliman që kishin mbushur xhaminë e Burrelit brenda dhe jashtë, imami Besim Haka tha se Kurban Bajrami veç sakrificës ndaj Zotit përcjell mesazhin e afrimitetit me familjarët, miqtë dhe njerëzit në nevojë. Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, besimtarët uruan njëri - tjetrin si dhe nisën vizitat në familje ashtu siç e ka edhe tradita e kësaj feste.