Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kanë festuar Krishtlindjen. Edhe besimtarët Katolik në Ulëz u mblodhën mbrëmë në meshën e krishtlindjes. Besimtarët ju bashkuan ritualeve të meshës së shenjtë të drejtuar nga Dom Ambroz Demaj. Dhjetra besimtar katolik u rinjohën me historinë e lindjes së Jezu Krishtit të cilën e solli Dom Ambroz Demaj. Gjatë ligjëratës së tij, Dom Ambroz tha se shembulli i ardhjes në jetë të Jezu Krishtit duhet të shërbejë edhe sot për njerëzimin. Ai solli si shembull ndërgjegjësimin me të varfërit e ata të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Në përfundim të meshës, Doma Ambroz Demaj uroi të gjithë besimtarët Krishtlindjen.

Pas përfundimit të meshës, besimtarët katolik në Ulëz uruan njëri-tjetrin për më shumë begati në familje.