Teza për krijimin e një “shteti” sovran bektashi brenda territorit të shtetit shqiptar ka ngjallur debat brenda dhe jashtë kufinjve të Shqipërisë. Ndërkohë besimtarët bektashinj të qarkut Dibër e mirëpresin këtë ide nga e cila thonë ata do t’i bëjë ato të pavarur ekonomikisht nga shteti shqiptar. Sulejman Alija nga Bulqiza, i cili është dhe përfaqësues i Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit në Tiranë, thotë se vetë ata po bëjnë një rinumërim të besimtarëve të këtij sekti dhe se sipas tij, krijimi i një “shteti” sovran Bektashi është më se i drejtë kur në Shqipëri ndodhet Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve. Alija thekson gjithashtu se në Shqipëri ka mbizotëruar harmonia e toleranca fetare që është në themel të bektashizmit dhe se nga kjo lëvizje do të jetë të mirëkuptuar edhe nga selitë e besimeve të tjera.
Ideja e krijimit të një “shteti” sovran Bektashi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, është hedhur nga vetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, por realizimi i kësaj ideje gjykohet të jetë i vështirë dhe i gjatë në kohë për t’u përmbushur.