Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka folur në lidhje me vitin e ri shkollor si dhe ka treguar se mund të startojë më 14 shtator.
“Pandemia na detyroi të merrnim masa duke mbyllur shkollat, pastaj ishte e vështirë të kthenim nxënësit në shkollë. Buxheti i Ministrisë së Arsimit është orientuar drejt rindërtimit të shkollave. Janë planifikuar të rindërtohen apo ndërhyhet në 38 shkolla deri në fund të këtij viti, me punimet që do të mbarojnë në fillim të vitit tjetër.
Kemi arritur të ruajmë dy projekte të kushtueshme, që janë të domosdoshme. Një nga këto është projekti i librave falas, që ka vazhduar për ëkto vite. Tjetri është pakti për universitetin dhe subvencionimi i tarifave për studentët dhe bursat e studentëve. Mbi 90% përfitojnë nga ky pakt.
Viti i ri shkollor fillon në 14 shtator, të paktën sipas planifikimeve që kemi tani”, tha ajo.