Pas disa kronikave radhazi të Mat Televizion mbi problemin e infrastrukturës rrugore në fshatin Bërshi në Bashkinë Klos, kjo e fundit ka ndërhyrë. Banorët e fshatit Bërshi thonë se tashmë rruga është në gjendje të mirë, sidomos segmenti nga rruga nacionale Klos – Burrel deri në qendër të fshatit. Ndonëse tashmë problem mbeten rrugët e lagjeve, banorët shprehen se edhe aty duhet ndërhyrë nga autoritetet lokale. Banorët kanë komentuar edhe situatën e krijuar nga Covid-19, duke e cilësuar si të domosdoshme mbështetjen e shtresave në nevojë. Banorët kërkojnë që të ndërhyhet edhe në rrugët e lagjeve, duke i shtruar ato e hapur kanalet kulluese anësore siç është bërë me rrugën kryesore deri në qendër të fshatit.