Menjëherë pas deklaratës së Lulzim Bashës se nuk do të ketë asnjë Kuvend të partisë për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane, ka reaguar Sali Berisha.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Kuvendi i PD-së do të mblidhet në përputhje me statusin e partisë dhe do të shqyrtojë vendimet e pengut të Edi Ramës, siç ai e quajti Lulzim Bashën.
“Për 8 vjet, Edi Rama vazhdon të qëndrojë në pushtet sepse është në pazar me dikë që është shumë i kënaqur të qëndrojë edhe 80 vjet në opozitë.
Kuvendi i PD do mblidhet në përputhje me statutin e PD-së dhe askush që tmerrohet prej tij nuk mund ta pengojë.
Ai nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie, por vetëm vendimet e pengut të Edi Ramës.
Kuvendi do mblidhet gjithashtu për të shpëtuar PD-në nga pazaret e peng Bashës me Edi Ramën dhe për t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresën demokratëve pas 4 humbjesh radhazi përballë regjimit më të korruptuar dhe inkriminuar të Europës.
PD nuk i duhet një lider i kapur peng që bën pazar me Ramën dhe shpall non grata bazën e partisë i tmerruar prej saj”, mbyllet reagimi i Sali Berishës.