Në qendër të epidemisë së koronavirusit të Italisë është provinca më e pasur industriale e Bergamos në veri të Italisë e cila deri tani ka raportuar 460 vdekje dhe 4,305 raste infeksionesh. Bergamo ka nje popullsi 1.1 milion banorësh

Ngarkesa e 30,000 litrave oksigjen të lëngshëm ishte një dhuratë e çmuar për qindra pacientë që po merrnin ajër përmes ventilatorëve, maskave dhe helmetave ndërsa koronavirusi sulmonte mushkëritë e tyre.

Rezervat e oksigjenit të spitalit Papa Giovanni XXIII mbajnë 40,000 litra oksigjen te lëngshëm dhe zakonisht zgjasin dhjetë ditë. Nevoja e pacientëve atje kalon 70,000 litra në ditë.

Krematoriumet, kishat dhe agjensite funerale jane ne kolaps te plote. Meshat ne kisha mbahen te perbashketa me 10 apo me shume arkivole njeheresh. Diçka jashte imagjinates thote Nikolasi nga Bergamo i cili eshte njeri prej punonjesve te agjensive funerale.