Banorët e fshatit Bejn në Klos kanë disa problematika të cilat lidhen me furnizimin me ujë të pijshëm e atë vaditës. Banorët thonë se në disa lagje uji i pijshëm edhe në stinën e dimrit ju shkon me orar. Po ashtu, ata shprehen se problem të madh kanë ujin vaditës gjatë stinës së verës, pasi veprat nuk funksionojnë ashtu siç duhet.
Ndërkohë, Kryetari i Fshatit Bejn, Avni Keta, thotë se problemi i ujit të pijshëm është që me ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit. Sipas tij, depozitat dhe tubacionet janë në përmasa që nuk mund të bëjnë furnizim me ujë 24 orë për banorët. Për këtë ai tha se disa herë i ka kërkuar bashkisë Klos që të ndërhyjë, në të kundërt banorët do të përballen me mungesë të ujit të pijshëm.
Fshati Bejn në Klos ka favorin e tij pasi ka një rrjet për furnizimin me ujë të pijshë e po ashtu edhe vepra ujore për vaditje. Në këtë mënyrë kërkesat e banorëve mund të zgjidhen.