Kjo godinë ambulatore në fshatin “Drita” në Njësinë Administrative Baz në Bashkinë e Matit, për vite me radhë nuk e kreu funksionin për të cilin ishte ndërtuar. Por tashmë ajo jo vetëm që është kthyer në funksionin normal si një godinë ambulatore të shërbimit shëndetësor parësor, por po ju shërben më së miri banorëve të këtij fshati. Infermierja e fshatit “Drita”, Hasime Neli, shprehet se shërbimi ambulator në këtë fshat ju ka ardhur shumë në ndihmë banorëve sidomos në këtë stinë të nxehtë. Sipas saj, për pickime nga insekte të ndryshme, banorët kanë marrë të gjithë shërbimin e nevojshëm aty.
Nga ana tjetër, Hasime Neli thotë se ambulanca ka shërbyer edhe për kryerjen e analizave të Check Up-it, ku në bashkëpunim me mjekun e familjes dhe infermierët e tjerë, u janë marrë analizat rreth 85 personave brenda këtij viti.
Shërbimi ambulator si shërbimi shëndetësor parësor, është hallka e parë ku përplasen të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.