Rruga e fshatit Kalivaç në Njësinë Administrative Baz në Bashkinë e Matit është bërë poothuajse e pakalueshme për shkak të gropave të mëdha të shfaqura në të. Si pasojë e mungesës së kanaleve kulluese anësore, ujërat e shiut vërshojnë në rrugë duke krijuar pellgje me ujë.

Për banorët rruga kalohet me vështirësi edhe në këmbë e jo më me mjetet e transportit. Ata kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë në rrugën e tyre pasi gjatë stinës së dimrit mund të mbeten të izoluar. Vetë banorët thonë se i gjithë aksi është në gjendje të tillë që nga rruga nacionale e deri në fund të fshatit.

Ky aks rrugor është ndër më problematikët në Njësinë Baz dhe se problemet në të kanë qenë të vazhdueshme prej vitesh.