Rrugët rurale viojnë të jenë problematike në Bashkinë e Matit, por shirat e rëna ditët e fundit e kanë vështirësuar edhe më shumë gjendjen e tyre. E tillë është edhe rruga e fshatit Fushë-Baz në Njësinë Administrative Baz në Bashkinë e Matit.
Kjo rrugë e cila lidh qindra banorë të fshatit me rrugën nacionale Milot – Burrel është kthyer në një gangrenë për drejtuesit e mjeteve dhe vetë banorët.
Drejtuesit e mjeteve shprehen se në rrugë nuk po investohet ndërsa shirat e fundit e kanë bërë pothuajse të pakalueshme për disa lloje mjetesh. Ata kërkojnë që të ndërhyhet edhe në këtë rrugë në mënyrë që të lëvizin lirshëm në të, kur duan të shkojnë në Burrel apo në vende të tjera.
Më problem mbetet segmenti nga rezervuari i Karicës e deri në rrugën nacionale, pasi në këtë segment ka pjerrtësi të madhe dhe mjetet e kanë vështirë lëvizjen në të.