Lagjet “Fejra e madhe” dhe Shullani Vilës në Baz kanë pësuar një ulje të madhe të numrit të banorëve. Sipas tyre shkak për këtë është bërë mungesa e ujit vaditës pas viteve 90-të. Banorët e këtyre dy lagjeve shprehen se tokat nuk punoheshin për mungesë të ujit e kjo i detyroi shumicën e tyre të largohen nga fshati.

Nga ana tjetër banorët thonë se tani ka nisur puna për riaktivizimin e veprave vaditëse, por tashmë njerëzit janë larguar. Ata pak banorë që kanë mbetur në këtë zonë mbjellin kultura të ndryshme bujqësore me shpresën që të bjerë ndonjë reshje shi. Rikthimi i vaditjes në këtë zonë, do të përmirësonte jetën e banorëve që problemin më të madh kanë vaditjen.

Dhjetra tokë bujqësore në njësinë administrative Baz prej vitesh ka qenë djerr si pasojë e mungesës së ujit vaditës.