Rritja e ndjeshme e temperaturave ditët e fundit ka shtuar nevojën për vaditje të mbjellave. Në disa fshatra situata mbetet problematike pasi kanalet vaditëse nuk janë ende funksional. Banorët e fshatit Batërr e Vogël në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit, thonë që kanali vaditës i tyre ende nuk është në funksion pasi nuk janë riparuar dëmtimet që ka patur pësuar gjatë ditëve me shi.

Ata shprehen se të mbjellat e tyre tashmë kanë nevojë për vaditje, por mungon uji. Sipas banorëve pushteti vendor duhej të kishte ndërhyrë me kohë në mënyrë që në këtë periudhë, uji të ishte në dispozicion të tyre.

Të kontaktur nga Mat Tv, drejtues të njësisë administrative Komsi thanë se që prej të Mërkurës po punohet për vendosjen e tubave në pjesët e dëmtuara dhe se brenda fundjavës uji do të jetë në kanalin vaditës të Batrrës së Vogël.