Rrugët rruale të cilat janë të paasfaltuara vijojnë të jenë problem për banorët e fshatrave të Bashkisë së Matit. Banorët e fshatit Batërr e Madhe në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit, kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë pasi rruga po bëhet gati e pakalueshme.
Banorët shprehen gjithashtu se në rrugë është ndërhyrë shumë kohë më parë, por për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, ajo është prishur tejmase.
Nga ana tjetër, banorët kërkojnë që për rrugën e tyre të caktohet një punëtor mirëmbajtës, në mënyrë që rruga të mos shkojë deri në këtë gjendje.