Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për ndërtimet e reja të bëra gjatë vitit të kaluar. Instat ka hartuar shifrat sipas të dhënave në rang bashkish në të gjithë vendin. Sipas INSTAT, numrin më të lartë të lejeve të dhëna për ndërtesa të reja e mban Kruja, me 333 leje, i ndjekur nga Tirana me 222 leje për ndërtimin e ndërtesave të reja.

Sa i përket Qarkut Dibër, rezulton që Bashkia Klos nuk ka dhënë asnjë leje për ndërtimin e ndërtesave të reja gjatë vitit 2023. Bashkia e Matit ka dhënë vetëm 2 leje ndërtimi. Po aq ka dhënë edhe Bulqiza. Nga Bashkia Dibër janë dhënë 7 leje ndërtimi për ndërtesa të reja. Në total katër bashkitë e këtij Qarku kanë dhënë vetëm 11 leje ndërtimi gjatë vitit që lam pas.

Në rang vendi numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit të ndërtesave të reja e mban Qarku Durrës me 570, ndjekur nga ai i Tiranës me 450 leje.