Pas një pune voluminoze për lirimin e hapsirave publike në të gjithë qytetin e Burrelit, ku ishin të uzurpuara nga ndërtesa, gardhe, apo objekte të tjera, Bashkia e Matit vijon punën për rikthimin e këtyre hapsirave në shërbim të qytetarëve.
Pas përfundimit të rehabilitimit të hapsirave publike në blloqet e para të banimit të lagjeve, “Drita”, “Partizani” e “Pjetër Budi”, puna vijon në blloqet e tjera të banimit të këtyre lagjeve.
Aktualisht po punohet në bllokun e banimit numër 2 të lagjes “Partizani” apo siç njihet ndryshe katrori. Paralelisht vijon puna për rehabilitimin e hapsirës publike ngjitur me shkollat 9-vjeçare “31 Korriku” e “Ilia Qiqi”, si dhe në bllokun e banimit pas godinës së kopshtit numër 2, të lagjes “Pjetër Budi”.
Puna në këto hapsira konsiston në shtrimin e shesheve me pllakë, vendosjen e stolave të pushimit për moshën e tretë, vendosjen e gjelbërimit si dhe ndriçimin.
Puna do të vijojë pa ndërprerje në të gjitha hapsirat publike jo vetëm tek ato që kanë qenë uzurpuara, por edhe tek hapsirat e tjera në të cilat nuk është investuar për tju krijuar kushte pushimi e çlodhëse qytetarëve të Burrelit.