Shërbimi i pastrimit në Bashkinë Mat, deri në fund të vitit të kaluar ofrohej me kontraktim nga një firmë private. Por në kontratë shërbimi i pastrimit përveç Njësisë Administrative Burrel ku bëhej 100 %, në Njësi të tjera mbulohej tërheqja e mbetjeve vetëm 68%. Madje në Njësitë Administrative Ulëz dhe Baz 50 % dhe në Njësitë Administrative Rukaj e Lis 40 %.
Por nga data 1 Janar 2022 shërbimi i pastrimit mbulohet nga Bashkia Mat përmes Sektorit të Menaxhimit të Mbetjeve. Ende pa u mbyllur viti ky sektor ka rritur % e mbulimit të pastrimit nga 68 % në 77 % në Njësitë Administrative.
Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj thotë se rendimenti i këtij shërbimi ndaj popullatës dhe mjedisit është rritur nga disa faktorë, si: shtimi i numrit të kontenierëve, i blerjes së makinave teknologjike me kapacitet grumbullues dhe transportues të lartë, etj. Gjithashtu Malaj tha se po realizohet mbulimi me shërbimin e tërheqjes së mbetjeve për herë të parë dhe në Njësitë Administrative Derjan dhe Macukull.
Kujtomë se mbajtja pastër e mjedisit është një ndër prioritetet e Bashkisë Mat, e cila reflektohet edhe në traditën e krijuar për aksionet e përmuajshme të pastrimit, duke evidentuar një mjedis më të pastër jo vetëm në qytetin e Burrelit, por edhe në rrugën nacionale që përshkon Matin, gjë për të cilën kryebashkiaku i Matit Agron Malaj u lavdërua për punën e bërë edhe nga kryeministri Rama në mbledhje me kryebashkët e Shqipërisë të pak ditëve më parë.