Bashkia Mat po vijon punën për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Burrelit.
Ndërtimet të paligjshme prej 30 vitesh ishin zaptuese të hapësirave publike në lagjet e qytetit të Burrelit, por prej ditësh bashkia ka nisur aksionin për pastrimin e kioskave, lokaleve, garazheve.
“Vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga qytetarët në mënyrë të paligjshme. Së shpejti do të nisë puna për rehabilitimin dhe kthimin e tyre në mjedise të përshtatshme për qytetarët”, thuhet në njoftim e bashkisë Mat.
Një ditë më parë punonjësit e bashkisë Mat pastruan hapësirat publike në lagjen “Drita” dhe shumë shpejt mjediset e uzurpuara në mënyrë të paligjshme do t’u kthehen banorëve dhe fëmijëve.