Me rastin e festave të fundvitit Bashkia e Matit npërmjet Drejtorisë së Artit dhe Muzikës organizoi mbrëmjen e së mërkurës një koncert festiv në qytetin e Burrelit. Atmosfera festive nisi me këngëtarin Rubin Sako dhe banda, duke performuar direkt këngët më të mira të repertorit të tij si dhe këngët më të mira të muzikës së lehtë e asaj popullore.

  Qindra qytetar që kishin mbushur sheshin kastriotët para hotel turizmit, shijuan në maksimum zërin e këngëtares së mirënjohur Eneda Tarifa. Veç hiteve të saj, këngëtarja Tarifa ndezi atmosferën edhe me kolazhe popullore, duke elektrizuar publikun.

   Të rinj e të moshuar sfiduan për rreth 2 orë të ftohtin e dhjetorit dhe shijuan koncertin festiv të fundvitit.