Në kuadër të hartimit të project-buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2022, Bashkia e Matit ka nisur dëgjesat publike me komunitetin në të gjitha njësitë administrative. Dëgjesa e parë u zhvillua me banorët dhe kryetarët e fshatrave të Njësisë Administrative Komsi. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se qëllimi është që të mblidhen problematikat në terren dhe të shihet mundësia e përfshirjes së zgjidhjes së tyre në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Kryetarët e fshatrave dhe banorët e pranishëm që morën fjalën në këtë dëgjesë publike bënë të ditur problemet të cilat kërkuan të përfshihen në buxhetin e vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër, të pranishmëve ju dha përgjigje për problematikat dhe sqarimet e nevojshme për zgjidhje të tyre, kryebashkiaku Agron Malaj.
Në këtë dëgjesë publike Kryebashkiaku Malaj ishte i shoqëruar nga Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Elisa Gjasta, nënkryetari i bashkisë Myslym Zeneli e Flutura Biba, Nënprefekti i Matit, Hasan Pasha si dhe përfaqësuesit e Drejtorisë Ekonomike e asaj të Tatimtaksave.