Bashkia e Matit në bashkëpunim me Kishën Ungjillore Burrel, kanë bërë të mundur që 20 persona me aftësi ndryshe në Bashkinë Mat, të pajisen me karroca të reja të ardhura nga Hollanda. Bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve sapo ka nisur, ndërsa Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se do të vazhdojë edhe në të ardhmen pasi janë 800 persona të kësaj kategorie në Mat. Malaj shoi se puna për t’i ardhur në ndihmë kësaj shtrese të shoqërisë do të vazhdojë jo vetëm me pajisjen me mjete të tilla, por edhe me lehtësim të infrastrukturës së shërbimeve në institucionet publike që ndodhen në Bashkinë e Matit.

Fillimisht janë pajisur ata persona të cilët nuk kanë patur një karrocë të tillë të identifikuara nga punonjësit e shërbimit social.