Bashkia e Matit ka mbyllur dëgjesat publike për buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2020. Pasditën e së Mërkurës u zhvillua dëgjesa me banorët e Njësisë Administrative Burrel. Kjo dëgjesë u zhvillua në ambjentet e pallatit të Kulturës Burrel ku banorët ngritën shqetësimet e tyre para kryetarit të Bashkisë Mat Agron Malaj dhe stafit të tij. Problematikat e ngritura konsistuan në infrastrukturën rrugore, ndriçimin e rrugëve të qytetit si dhe menaxhimin e mbeturinave.

Pas dëgjesës për buxhetin me banorët e Njësisë Administrative Burrel, drejtuesit e Bashkisë Mat dhe stafi i kësaj bashkie, zhvilluan dëgjesën dhe prezantimin e paketës fiskale me bizneset për vitin e ardhshëm. Kryebashkiaku Malaj kërkoi nga biznesi sygjerime për paketën fiskale, por edhe për projekt-buxhetin.

Pas përfundimit të 8 dëgjesave publike, tashmë stafi do të punojë për finailizimin e projekt-buxhetit të vitit 2020. Më pas ky projekt do të kërkojë miratimin e Këshillit Bashkiak e të konfirmohet nga prefekti i Qarkut Dibër, për të nisur zbatimin vitin e ardhshëm.