Pas 25 vitesh, Bashkia Mat përmes Drejtorisë së Shërbimeve Bashkiake ka ndërhyrë për hapjen e rrugës së varrezave publike në fshatin Shoshaj të Njësisë Administrative Komsi. Ky ishte një problem i mbartur prej 25 vitesh për banorët e zonës pasi një familje e vetme pengonte bashkëfshatarët e tjerë të lagjes “Komia e tullave” për të dërguar të afërmit e tyre që ndërronin jetë në varrezat e fshatit.

Problemi i ketyre varrezave eshte bere disa here mediatik jo vetem në median tonë lokale por dhe ne ato kombetare. Pavarësisht se përgjatë 25 viteve sa herë ka patur fushata elektorale, të zgjedhurit vendor kanë premtuar hapjen e rrugës së varrezave në fshatin Shoshaj dhe nuk e kanë realizuar, këtë herë premtimi është mbajtur nga kryebashkiaku Agron Malaj. 

Hapja pas 2 dekadash e gjysmë të rrugës së varrezave publike të fshatit Shoshaj është vetëm një nga mjaft punë e projekte në dobi të komunitetit, të realizuara në harkun kohor të 1 viti, të stafit aktual drejtues të Bashkisë Mat, në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Mat, ndonëse një vit i vështirë ky, i tronditur ekonomikisht nga të fatkeqësi të mëdha natyrore.