Prej afro dy vitesh Bashkia e Matit ka investuar në rehabilitimin dhe ndërtimin e çezmave publike të ujit. Deri tani 23 burime janë rehabilituar dhe ndërtuar në të shtatë njësitë administrative të kësaj bashkie. Ndërtimi i tyre është bërë në rrugët më kryesore ku dhe lëvizja e banorëve apo qytetarëve të tjerë është e shumtë. Po ashtu janë ndërtuar çezme publike edhe në të gjitha qendrat e njësive administrative. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj teksa inspektoi disa nga këto vepra, tha se këto investime janë bërë për tju ardhur në ndihmë sa më shumë banorëve apo qytetarëve që udhëtojnë nëpër Mat. Malaj shtoi se këto investime do të bëhen në çdo fshat gradualisht çdo vit, deri sa të plotësohen të gjithë fshatrat me çezma publike. Ndërtimi i këtyre çezmave është bërë pranë burimeve natyrale, por edhe të lidhur me rrjetin e ujit të pijshëm, në mënyrë që tju vijnë në ndihmë të gjitha zonave.