Bashkia e Matit ka vijuar me traditën e ndarjes së dhuratave për nxënësit ekselent të arsimit parauniversitar nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Para se të bëhej ndarja e pakove, Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat zhvilloi një koncert festiv me fëmijët që frekuentojnë këtë qendër me këngë e valle.

  Të pranishmit që kishin mbushur sallën e pallatit të kulturës Burrel, ndonqën për disa minuta numrat artistik të fëmijëve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat.

 Më pas nisi ndarja e pakove për nxënësit ekselent të të gjitha shkollave të Bashkisë së Matit. Përgjegjësja e Sektorit të Arsimit dhe Sporteve në Bashkinë Mat Armanda Murrani tha se 220 nxënës ekselent janë përzgjedhur për pakot e fundvitit.

 Në emër të Bashkisë Mat, përshëndeti Zëvendëskryetari Myslym Zeneli.

Krahas 220 pakove të dhuruara nga Bashkia e Matit, organizata Vizion OJF ndau 70 pako për nxënësit me Aftësi Ndryshe në shkollat e Bashkisë Mat. Për të dhënë dhuratat ishte vetë e pranishme drejtoresha e kësaj organizate, Suela Koçibellinj.