Duke qenë se jemi në stinën e vjeshtës dhe para është stina e dimrit, rrugët rurale duhet të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme për të qenë në shërbim të banorëve. Por një gjë e tillë nuk po ndodh në shumë rrugë rurale të fshatrave të Klosit, kryesisht në ato të paasfaltuara.

Rrugët e të gjithë Njësisë Administrative Xibër janë problematike, por një situate të tillë nuk i kanë shpëtuar as rrugë të fshatrave të tjerë të Klosit. Banorët e fshatit Unjate, thonë se janë drejt izolimit pasi në rrugë nuk po vihet dorë. Ata shprehen se me nisjen e reshjeve të shirave dhe ardhjen e dimrit, situata bëhet akoma edhe më problematike saqë mund të rrezikojnë izolimin total.

Banorët e fshatit Unjate kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë, pasi situata do të vijë vetëm duke u përkeqësuar.