Në kuadër të mbylljes së këtij viti kalendarik, Bashkia e Klosit ka vijuar traditën e vlerësimit të nxënësve ekselentë që mësojnë në shkollat 9-të vjeçare dhe gjimnazet e kësaj bashkie. Në një aktivitet të veçantë të organizuar këtë të premte, Bashkia Klos ndau certifikata mirënjohje dhe një shpërblim monetar simbolik për 45 nxënësit ekselent nga klasa e gjashtë deri në klasën e 12. Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola tha se ky vlerësim do të shërbejë si një motivim jo vetëm për këta nxënës por edhe për nxënës të tjerë, në mënyrë që Klosi të prodhojë kuadro sa më cilësorë për të ardhmen.

Drejtori i Zyrës Arsimore Klos, Agron Hoxha falenderoi Bashkinë Klos për vlerësimin dhe motiviminn që u bën nxënësve ekslentë.

Të pranishme në këtë aktivitet, kryetarja e Këshillit Bashkiak Hazbie Dedolli dhe Zv/kryetarja e Bashkisë, Adelina Laçi shprehën vlerësimin e tyre për arritjet e nxënësve.