Në mungesë të fondeve madhore për të asfaltuar rrugët problematike rurale, Bashkia e Klosit vijon të ndërhyjë në segmente që bëhen të pakalueshme gjatë stinës së dimrit, duke i shtruar ato me beton. Banorët e lagjeve “Verbar” e “Shinjatari” në fshatin Bejn do të mund të qarkullojnë paprobleme dhe gjatë stinës së dimrit. Bashkia nëpërmjet Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve ka bërë të mundur shtrimin me beton të disa pjesëve problematike të kësaj arterie rurale. Kryetar i fshatit bejn, Avni Keta tha se me këtë ndërhyrje ka marrë fund një gangrenë e krijuar prej vitesh për banorët e këtyre dy lagjeve.

Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve pranë Bashkisë së Klosit, Jetmir Dedolli tha se në këtë mënyrë është zgjidhur problemi në disa fshatra, si në Shkors të Suçit apo dhe në fshatin Dars.

  Shumë rrugë rurale bëhen të pakalueshme gjatë stinës së dimrit, ndërsa pushteti vendor po përdor si zgjidhje të përkohshme shtrimin e segmenteve problematike me beton.