Bashkia Klos, nga dy termete te rena njeri pas tjetrit ne 2019 rezultoi me 58 banesa të demtuar, mes tyre dhe institucione shteterore si qendra shendetesore, shkolla, etj. Në përgjigje të disa kronikave sensibilizuese në Mat Tv për situatën ku ndodhen disa nga familjet e dëmtuara nga tërmeti në Bashkinë Klos, vjen reagimi i zëdhëneses për median pranë kësaj Bashkie Matilda Lleshaj. Sipas Lleshajt, menjehere pas fatkeqësive natyrore të njëpas njëshme Bashkia Klos ka ngritur grupet e punes per verifikimin e banesave te demtuara po keshtu dhe shkollave, kopshteve dhe qendrave shendetesore. Të 58 familjeve, qe Komisioni i verifikimit i ka nxjerre te pabanueshme banesat e tyre nga dëmtimi që u ka shkaktuar tërmeti, bashkia Klos u ka dhene bonus qiraje dhe ndihma ushqimore. Persa i perket familjeve qe aktualisht jane ne cadra, pushteti vendor u ka afruar banesa me qera, por familjarët e dëmtuar nga tërmeti nuk kane pranuar te lëvizin nga aty për shkak të prodhimeve bujqesore apo blegtorisë që kanë në fshat, duke vetëvendosur te zgjedhin cadren si vend strehim. Nga bashkia Klos jane marre masa dhe per institucionet shteterore të dëmtuara si shkolla dhe qendra shëndetësore.
Lleshaj tha se Bashkia Klos ka derguar dokumentacionin e plote për banesat e demtuara në institucionet përgjegjëse dhe se eshte ne pritje te marrjes se fondit qeveria per te filluar rregullimin e 58 banesave të dëmtuara në tërë Bashkinë Klos si dhe 2 shkollave e nje qendere shendetesore ne Njësinë Administrative Xiber para fillimit te vitit te ri shkollor dhe para mbërritjes së dimrit.