Bashkia Klos pritet të heqë dorë nga urat tip baley
Urat tip bel (baley) dhe ato pasarelë janë objektet artit me koston më të lartë të mirëmbajtjes. Shkak për këtë bëhet dëmtimi i shpeshtë i shtresës prej dërrase, e cila nuk reziston gjatë për shkak të kushteve klimatike. Një problematikë të tillë e ka edhe ura që lidh fshatin Dars me qytetin e Klosit. Edhe pse kësaj ure i janë zëvendësuar disa herë dërrasat, ato dëmtohen shpejt duke u bërë problem për qarkullimin e automjeteve. Drejtuesit e mjeteve thonë se zgidhja duhet menduar më mirë për këto ura të cilat janë jetike për banorët e fshatrave. Ndërkohë, të kontaktuar nga ana jonë drejtues të Bashkisë Klos thanë se ka një projekt për ndërtimin e një ure betoni në vend të asaj tip bel që lidh fshatin Dars me qytetin e Klosit. Sipas tyre, financimi do të bëhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe puna për ndërtimin e urës së re do të nisë shumë shpejt.