Bashkia e Klosit nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës ka nisur punën për rehabilitimin e rrugëve rurale të paasfaltuara.
Të gjitha mjetet e kësaj bashkie dhe fuqia punëtore janë ndalur në sistemimin e rrugëve të fshatit Gurrë e Vogël në Njësinë Administrative Gurrë. Fillimisht ka nisur puna për rehabilitimin e rrugës kryesor e të këtij fshati që nis nga rruga e asfaltuar në lagjen Katuçi e deri në qendër të fshatit.
Në inspektim të punimeve ishte vetë Kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha i shoqëruar edhe nga Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës, Albert Çollaku. Ky i fundit u shpreh se bashkia ka hartuar një plan ndërhyrjesh në të gjitha rrugët problematike. Në këto rrugë po bëhet jo vetëm shtrimi i tyre me zhavor por edhe hapja e kanaleve anësore.
Pas përfundimit të rehabilitimit të rrugëve të fshatit Gurrë e Vogël, mjetet do të zhvendosen në rrugë të fshatrave të tjerë të cilat kanë nevojë për ndërhyrje.